Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Maduro ndërpret lidhjet diplomatike me SHBA, ultimatum 72 orë diplomatëve për tu...

Maduro ndërpret lidhjet diplomatike me SHBA, ultimatum 72 orë diplomatëve për tu larguar

Lideri i Venezuelës, Nicolas Maduro, i është kundërpërgjigjur sfidës së Presidentit së SHBA-së i cili njohu udhëheqësin e opozitës Juan Guaido, si President të përkohshëm.

Maduro tha se Venezuela do të ndërpriste marrëdhëniet me SHBA dhe u dha diplomatëve 72 orë kohë për t’u larguar.

Por SHBA-të thanë se “ish-Presidenti Maduro” nuk kishte më autoritet.

Z. Guaido dhe SHBA i kanë kërkuar ushtrisë të braktisë Z. Maduro, por në vend të kësaj Ministri i Mbrojtjes dënoi z. Guaido.

Shtatë vende të Amerikës së Jugut, duke përfshirë Brazilin, Kolumbinë dhe Perusin, kanë ndjekur SHBA-në duke mbështetur z. Guaido si Presidentin legjitim.

Kanadaja po e mbështet atë, ndërsa BE bëri thirrje për zgjedhje të reja.

Megjithatë, Meksika, Bolivia dhe Kuba kanë shprehur mbështetjen për Z. Maduro.

Ngjarjet dramatike të së mërkurës u zhvilluan në mes të protestave masive kundër presidentit Nicolás Maduro.

Ai betua për një mandat të dytë në fillim të janarit, pas zgjedhjeve që u cilësuan si të turpshme nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Por, Venezuela ka disa vite që ndodhet në “rënie të lirë” ekonomike, që kur drejtimin e vendit e mori Maduro, pas vdekjes së Hugo Chavez.

Hiperinflacioni dhe mungesat e ushqimeve të shportës bazë, por edhe mjeteve të tjera të domosdoshme, kanë detyruar miliona venezuelianë të ikin nga vendi./Ora News

Exit mobile version