Madeleine Albright: Do të regjistrohem si muslimane

Madeleine Albright ka thënë se ajo është e gatshme që të regjistrohet si muslimane, në solidaritet me ata që praktikojnë fenë islame në Amerikën e presidentit Donald Trump.

Kjo deklaratë vie pas raporteve se Presidenti Trump po planifikon të ndërmarrë veprime ekzekutive që ndikojnë në emigrantët që jetojnë në SHBA.

Kjo vjen pas raporteve se Presidenti është gati për të nënshkruar urdhra ekzekutive, duke përfshirë një ndalim të përkohshëm ndaj shumicës së refugjatëve dhe pezullimin e vizave për shtetasit e huaj që vijnë nga vendet myslimane.

Zonja Albright edhe më parë ka thënë më parë se ajo do të jetë në solidaritet me muslimanët në qoftë se Donald Trump i detyron ata që të regjistrohen. /MESAZHI/