Ballina Lajmet Madagaskar, varfëria dhe mjerimi ana e errët e “parasjës në tokë”

Madagaskar, varfëria dhe mjerimi ana e errët e “parasjës në tokë”

Ndonëse shumë turistë e konsiderojnë Madagaskarin “parajsë në tokë” për shkak të pasurive natyrore, klimës, trashëgimisë kulturore, dhe florës dhe faunës së pasur, popullsia lokale është mjaft e vetëdijshme për jetën e vështirë në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kryeqytetin Antananarivo ka fusha orizi, ku banorët nuk punojnë për paga të larta. Rreth 60 për qind e popullatës së Madagaskarit përbëhet nga personat deri në 25 vjeç, ndërsa fëmijët shpesh herë janë të detyruar të heqin dorë nga lojërat dhe shkolla për të ndihmuar në sigurimin e mjeteve për jetë.

Madagaskarin nga fundi i shekullit 19-të e morën francezët dhe e shpallën protektorat të tyre, ndërsa ndikimi francez edhe sot ndjehet, ndonëse vendi e fitoi pavarësinë në vitin 1960.

Për të ushqyer familjen kontribuojnë edhe gratë, ku përderisa prindërit punojnë, vëllezët dhe motrat më të vjetra kujdesen për anëtarët më rinj të familjes.

Exit mobile version