Franca ka këshilluar zyrtarët lokalë që të tregojnë më shumë humanizëm ndaj emigrantëve. Këto raporte i tha një zëdhënës i qeverisë. Deklarata erdhi pasi një mbikëqyrës i të drejtave të njeriut tha se duhet të mbahet përgjegjësi për kushtet çnjerëzore me të cilat përballeshin emigrantët në rajonin e Kale (Calais).
Rreth 400 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika u kthyen në portin verior të Francës ku qeveria e Fransua Oland dërgoi buldozerët për të “spastruar” kampin e emigrantëve të njohur si “Xhungla”.
“Oficerët që përballen me emigrantët duhet të sillen me më shumë humanizëm,” tha zëdhënësi i qeverisë Christophe Castaner për Reuters.
“Ne nuk mund t’i trajtojmë ato gra dhe burra sikur të ishin thjeshtë numra.”
Castaner tha se reformimi i procesit të azilit në Francë ishte përparësi për presidentin e ri Emmanuel Macron. /MESAZHI/