Macron viziton Xhaminë e Madhe të Parisit, shpreh miqësinë e tij me francezët myslimanë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, vizitoi të hënën Xhaminë e Madhe të Parisit.

Në një deklaratë të bërë nga llogaria e Xhamisë së Madhe të Parisit në rrjetin social “Twitter”, u raportua se Macron pati një takim “miqësor dhe të ngrohtë” me drejtuesin e Xhamisë, Chemseddine Hafiz.

“Vizitë e improvizuar e Presidentit të Republikës në Xhaminë e Madhe të Parisit. Bisedë miqësore dhe e ngrohtë mes rektorit Chems-eddine Hafiz dhe Presidentit Emmanuel Macron, gjatë së cilës ai shprehu miqësinë e tij me francezët me besim mysliman”, shkruhej në postimin e bërë nga llogaria zyrtare e Xhamisë së Madhe të Parisit. /trt