Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Macron pretendon për ndërhyrjen e Turqisë në zgjedhjet presidenciale

Macron pretendon për ndërhyrjen e Turqisë në zgjedhjet presidenciale

Presidenti francez, Emmanuel Macron, pretendoi se Turqia “po përpiqej të ndërhynte” në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit të tij në vitin 2022, ndërsa theksoi gjithashtu se Parisi duhet të bashkëpunojë me Ankaranë, transmeton Anadolu Agency (AA).

 

“Do të ketë përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme. Është shkruar, kurse kërcënimet nuk janë aq të fshehura”, tha ai në një intervistë të transmetuar në televizionin “France5” në kuadër të dokumentarit “Erdoğan: sulltani që sfidon Evropën”.

Macron nuk specifikoi detajet e ndërhyrjes, por përmendi mundësinë që Turqia “të luajë në opinionin publik”.

Marrëdhëniet midis Francës dhe Turqisë kanë qenë në kundërshtim gjeopolitikisht për konfliktet në Siri dhe Libi. Kohët e fundit, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Macron kundërshtuan njëri-tjetrit pas një polemike mbi karikaturat fyese të Profetit Muhamed.

Macron pretendoi se Turqia shtrembëroi komentet e tij mbi Islamin vitin e kaluar, të cilin ai e përshkroi Islamin “një fe në krizë” pas një serie sulmesh terroriste në Francë.

“Shumë qartë vjeshtën e kaluar kishte një politikë të gënjeshtrave. Gënjeshtrat e shtetit, gënjeshtra të përhapura nga media të kontrolluara nga shteti turk, të përhapura nga disa kanale të mëdha të kontrolluara nga Katari. Komentet e mia u falsifikuan dhe Franca u paraqit si vend që ka problem me Islamin”, shtoi ai.

Macron megjithatë theksoi ndryshimin e dëshirës së Erdoğanit për riangazhim të marrëdhënieve dhe tha se ai nuk mban ndonjë “armiqësi ndaj Turqisë”.

“Por ne nuk mund të angazhohemi përsëri kur ka paqartësi. Unë nuk dua të angazhohem përsëri në një marrëdhënie paqësore nëse ekzistojnë prapa manovrave të tilla”, tha ai.

Macron shtoi se si anëtar i NATO-s, partner i madh tregtar dhe partner në çështjet e sigurisë dhe migracionit, e kishte për detyrë të përpiqej për bashkëpunim.

“Kemi nevojë për dialog me Turqinë. Duhet të bëjmë gjithçka në mënyrë që të mos i kthejë shpinën Evropës dhe të shkojë drejt një ekstremizmit më fetar ose zgjedhjeve negative gjeopolitike për ne”, tha Macron.

“Nëse Turqia hap dyert, do të kemi tre milionë refugjatë Sirianë që do të mbërrijnë në Evropë”, paralajmëroi ai. /aa

Exit mobile version