Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka kërkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, të ndalë menjëherë sulmet në Gaza dhe të rikthehet në marrëveshjen e armëpushimit.
“E theksova se ndihma humanitare duhet të rifillojë menjëherë,” shkroi Macron në një postim të gjatë në rrjetet sociale.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Izraelit të respektojë armëpushimin në Liban. Sipas tij, Franca dhe Libani do të punojnë së bashku për të forcuar mekanizmat e mbikëqyrjes dhe për të rikthyer sovranitetin e plotë të Libanit.
“Kjo përfshin tërheqjen e plotë të Izraelit nga territori libanez dhe mbështetjen për të rikthyer monopolin shtetëror mbi armët,” shtoi Macron. /mesazhi