Presidenti francez Emmanuel Macron është sulmuar me vezë ditën e sotme nga një qytetar.
Pamjet e shpërndara nga Lyon Mag tregojnë Macron duke kaluar nëpër një turmë ndërsa një vezë i hidhet në kokë, pas një fjalimi të mbajtur në një event në Lyon.
Në vend që të shpërthejë në kontakt, veza kërcen nga shpatulla e tij dhe më pas bie në dysheme ndërsa truprojat e sigurisë që e shoqërojnë përpiqen që ta mbrojnë, raporton Independent.
Lyon Mag raporton se një person u arrestua nga shërbimi i sigurisë pasi hodhi vezën dhe bërtiti “rroftë revolucioni”. /tiranapost