Ballina Kuriozitete Macet po keqkuptohen nga njerëzit, ja çfarë thotë studiuesja

Macet po keqkuptohen nga njerëzit, ja çfarë thotë studiuesja

Çdo mace është një univers i tërë, por shumica e njerëzve i keqkuptojnë. Njerëzit shpesh mendojnë se përballen me krijesa indiferente ndaj pranisë njerëzore.

“Macet nuk janë si qentë”, thuhet shpeshherë, po sikur të ju themi se ajo që mendojmë se dimë për macet është një ide e gabuar?

Ekziston një keqkuptim i përhapur: macet janë krijesa të vetmuara, të pavarura që kanë pak ose aspak interes për dashurinë njerëzore. Por nëse do të mund të shikonim më nga afër jetën dhe psikologjinë e tyre, do të zbulonim një realitet tjetër dhe befasues. Macet janë në fakt shumë më shoqërore sesa mendojmë, por ekspresiviteti i tyre dhe mënyra se si i krijojnë lidhjet e tyre janë delikate dhe të ndikuar thellë nga përvojat.

Sipas shkencëtares së sjelljes së kafshëve, Dr. Kristyn Vitale, një nga keqkuptimet më të zakonshme për macet është se nuk janë kafshë shoqërore, ose se nuk e pëlqejnë ndërveprimin social. Ndërkohë, studiuesja thotë se në realitet sjellja e maceve është shumë fleksibël dhe varet nga përvojat e saj. Provat shkencore tregojnë se ndërveprimi social është i rëndësishëm për macet, por që kjo kryesisht zhvillohet kur ato janë ende kotele.

Nëse një mace nuk përjeton ndërveprime pozitive me njerëzit kur është ende kotele, mund të rritet duke mos pasur shumë interes ndaj dashurisë njerëzore. Megjithatë, nëse gjatë kësaj periudhe vendimtare kotelja merr përvoja pozitive, si përkëdheljet, lojërat dhe ndërveprimet e dashurisë, ajo mund të zhvillojë një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme me pronarin/en e saj.

Pra, çfarë duhet të dinë pronarët e maceve?

“Ne kryem një projekt kërkimor që tregoi se kur u kushtoni vëmendje maceve, ato kalojnë më shumë kohë me ju. Mendoj se shumë shpesh njerëzit marrin një mace dhe e lënë në shtëpi pa i kushtuar vëmendje. Në të vërtetë ka të bëjë me eksplorimin e lidhjes mes jush dhe maces, çfarë preferoni dhe çfarë mund të bëni së bashku, duke çuar në pasurim të madh emocional për të dy”, tha ekspertja.

Dr. Vitale ka eksperimentuar me kurse trajnimi për kotele. Ajo organizoi klasa për mbi pesëdhjetë mace, duke ofruar një mjedis ku ata mund të mësonin të shoqëroheshin dhe t’u përgjigjeshin komandave të thjeshta. Në këto klasa, macet inkurajoheshin t’u përgjigjeshin thirrjeve, të uleshin dhe madje të bënin marifete të vogla, të tilla si kërcimi nëpër një rreth.

Exit mobile version