Ballina Arritje Teknologji MacBook Pro, Mac Mini dhe iMac do të rifreskohen me çipin M4...

MacBook Pro, Mac Mini dhe iMac do të rifreskohen me çipin M4 në fund të vitit

MacBook Pro, Mac Mini dhe linja iMac do të pajiset me çipin M4 në fund të vitit tha ai.

Duke shkruar në buletinin e tij javor, Mark Gurman i Bloomberg tha se Apple po përgatitet për të kaluar çdo kompjuter Mac në çipin e saj më të fundit.

MacBook Pro, Mac Mini dhe linja iMac do të pajiset me çipin M4 në fund të vitit tha ai.

Pas lançimit të M4 iPad Pro në Maj, Apple do të vijojë me tranzicionin M4 për modelet Mac të lartpërmendura dhe të përfundojë me rifreskimin e MacBook Air, Mac Pro dhe Mac Studio në 2025.

Një detaj interesant nga raporti i Gurman ishte se rifreskimi me çipin M4 është kryesisht i përqendruar tek krijimi i kompjuterëve më të fuqishëm për inteligjencën artificiale duke qenë se ka një NPU me potencial më të lartë.

Apple ka thënë se modeli super i hollë iPad Pro i 2024 do të shërbejë si shabllon për filozofinë e dizajnit që kompania synon të sjellë. Gurman më herët kishte thënë se Apple po punon në një version më të hollë MacBook Pro.

Exit mobile version