Pavarësisht se ka filluar të jetë një opsion i zbehtë në shumë tregje, BMW do të ofroj një marsh manual në modelin e ri M4. Ky sigurisht është një lajm i mirë për entuziastët e kësaj marke.
Këtë e konfirmoi në pyetjen e Automative News shefi i bordit të zhvillimit të BMW, Klaus Frohlich: “Unë mendoj se duhet të mbijetoj në gjeneratën e ardhshme të M4… kështu që premtimi im është, po, do të ketë një manual në pasuesin e M4”, tha ai.
Përndryshe, ka të ngjarë që një M4 i ardhshëm do të jetë BMW i fundit që të ketë një marsh manual.
“Unë mendoj, në portofolin e përgjithshëm, manualet do të zhduken. Por mendoj poashtu se M4 duhet të jetë fortesa e manualit. Kështu marshi i fundit manual që do të vdesë, duhet të vdesë në një M4, sa më vonë të jetë e mundur, “tha ai.