LVV thotë se ka përjashtuar nga partia Berat Lahun dhe Edmond Azemin

Dy asamblistët në Kuvendin komunal të Prishtinës, Berat Lahu dhe Edmond Azemi, nuk do të jenë më pjesë e grupit të asamblistëve të LVV-së në Prishtinë. Në mbledhjen e mbajtur sot të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ata janë vendosur në një vend tjetër dhe në ulëset e tyre shkruan se janë të pavarur.

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, tha për Telegrafin se komisioni disiplinor ka përjashtuar Berat Lahun dhe Edmond Azemi.

“Organet Qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, konkretisht Komisioni Diciplinor, i ka përjashtuar nga të qenurit anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.

Pa Lahun dhe Azemin, Lëvizja Vetëvendosje mbetet me 15 asamblistë në Kuvendin Komunal. /