LVV: Pikat e marrëveshjes së Washingtonit nuk sjellin as njohje, as vende pune e as progres ekonomik

Lëvizja Vetëvendosje po i konsideron se marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë janë të dëmshme për Kosovën.

Nënkryetari i LVV-së, Besnik Bislimi në një konferencë për medie tha se pikat e nënshkruara nuk sjellin njohje, as vende pune dhe as progres ekonomik.

“Kryeministri ilegjitim Hoti tha se do të bisedoj vetëm për njohje. Tha nëse do të bisedon tema ekonomike do të merr ekonomistë me vete, por përfundoj me një ekip që vetëm ekonomi nuk kishte. Tha se nuk do të bisedoj as për Ujmanin e as për Mini-Shengen e asgjë që është në dëm të vendit, por përfundoj duke nënshkruar secilin dokument që i doli përpara”, tha Bislimi, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë studim i vetëm që origjinën e vetëm në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e sheh te ekonomia.

“Në Washington u tha se do të bisedoj për normalizim ekonomik si parakusht për atë politikë, kjo sipas ndërmjetësit Grenell pajtimi do të vinte përmes krijimit të vendeve të punës. Nuk ekziston asnjë studim i vetëm që origjinën e vetëm në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e sheh te ekonomia. Janë vetëm dy raste që është përmendur ekonomia. Së pari, Serbia një anshëm ka siguruar qasje në tregun e Kosovës, duke e shkatërruar bizneset kosovare. Pra, problemi Kosovë-Serbi asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk ka qenë e ndikuar nga mungesa e bashkëpunimit ekonomik dypalësh”, tha ai.

Ai shtoi se, me kreditë që do të paguhen, Kosova do ta rris borxhin publik. Po ashtu, Bislimi tha se hyrja e Kosovës në Mini-Shengen i mundëson Serbisë hyrjen në ekonomisë së Kosovës.

“Me kreditë që do të paguante pala kosovare do të arrinte tri gjëra. Së pari, do të rriste barrën e borxhin publik për gjeneratën e ardhshme, pa kundërvlerë në peshë, do të ulte koston e bizneseve serbe për qasje në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë dhe përmes saj do të ulte konkurrueshmërin e bizneseve vendore. Së dyti, hyrja e Kosovës në Mini-Shengen i mundëson Serbisë hyrjen në ekonominë e Kosovës dhe së treti, lejimi i rezervave ujore të Ujmanit, ku Kosova të shpronësuara të gjitha pronat nëpërmjet kredisë ndërkombëtare. Është e qartë se këto pikat nuk i sjellin atë që është premtuar, as nuk sjellin njohje, as vende pune e as progres ekonomik”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia, më 4 shtator në Washington në prani të presidentit amerikan Donald Trump kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik.