LVV falënderon qytetarët: Të festojmë në shtëpitë tona

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një konferencë ka falënderuar të gjithë qytetarët e vendit për pjesëmarrje në zgjedhje.

Ajo ka thënë se sonte nuk do të tubohen për të festuar, për shkak të pandemisë.

Ndërsa shtoi se si Vetëvendosje janë të fokusuar në procesin e numërimit të votave.

“Fjala referendum ka qenë e qëlluar festen e tyre dhe festen tonë ta bëjmë në shtëpitë tona. Të mos tubohemi në sheshe e rrugë për shkak të pandemisë. Po ndodh një proces i rëndësishëm që është procesi i numërimit. E gjitha puna e organizatës duhet të jetë tek ky proces për të ruajtur votën e secilit qytetar. Të mos festojmë në sheshe por pranë familjeve duke e ditur se në zemra jemi pranë njërit tjetrit”, tha ajo.