Në shumë hadithe profetike ne hasim se Profeti (a.s) ka kërkuar mbrojtje prej Allahut prej belave dhe fatkeqësive të ndryshme që mund ta godasin njeriun gjatë jetës. Në këtë shkrim nuk kam për qëllim që të përmend të gjitha këto hadithe, por ajo që do të bëj është vetëm që të cek këto bela e fatkeqësi.
اللَّهُمَّ إِنِّ أَعوذُ بِكَ مِنَ شَرِّ مَا خَلَقَ وَ الْهَمِّ وَالْحَزَنِ وَالْعَجْزِ والْكَسَلِ والْجُبْنِ والْبُخْلِ والْهَرَمِ وَالْقَسْوَةِ وَالْغًفْلَةِ وَالْعَيْلَةِ وَالذِّلَّةِ وَالْمَسْكَنَةِ والْفَقْرِ وَالْكُفْرِ وَالشِّرْكِ وَالفُسُوقِ وَالشِّقَاقِ وَالنِّفَاقِ وَالسُّمْعَةِ وَالرِّيَاءِ وَالصَّمَمِ وَالْبكمِ وَالجُنُونِ وَالْجُذَامِ وَالْبَرَصِ وَ سَيِّءِ الْأَسْقَامِ وَ غَلَبَةِ الدَّيْنِ وَ قَهْرِ الرِّجَالِ وَ زَوَالِ نِعْمَتِكَ وَ تَحَوُّلِ عَافِيَتِكَ وَ فُجَاءَةِ نِقْمَتِكَ وَ جَمِيعِ سَخَطِكَ
“Allahumme in ni eudhu bike min sherri ma khalek, uel hemmi, uel hazeni, uel axhzi, uel keseli, uel xhubni, uel bukhli, uel heremi, uel kas’ueti, uel gafleti, uel ajleti, uedh dhil leti, uel meskeneti, uel fakri, uel kufri, uesh shirki, uel fusuki, uesh shikaki, uen nifaki, ues sum’ati, uer rijai, ues samemi, uel bukmi, uel xhununi, uel xhudhami, uel beresi, ue sej ji’il eskami, ue galebetid dejni, ue kahrir rixhali, ue zeuali ni’metike, ue tehau-uli afijetike, ue fuxhaeti nikmetike ue xhemi’i sakhatike.”
“O Allah, unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga çdo gjë që ke krijuar, stresi, mërzitia, paaftësia, përtacia, frikacakëria, koprracia, pleqëria, ashpërsia, neglizhenca, varfëria, poshtërimi, fukarallëku, skamja, mosbesimi, idhujtaria, shthurrja, mosmarrëveshja, hipokrizia, fama, syfaqësia, shurdhimi, memecëria, çmenduria, gërbula, leproza, sëmundjet e këqija, nga barra e borxhit, padrejtësia e zullumqarëve, humbja e begatisë Tënde, ndërrimi i shëndetit që ke dhuruar, ndëshkimi i papritur dhe të gjitha format e hidhërimit Tënd.”
Mblodhi: Elton Harxhi