Kur Profeti Ibrahim a.s gjeti dobësi për të vërtetuar doktrinën e besimit në jetën njerëzore, nuk kishte mundësi dhe as fuqi ta bënte të prekshëm atë, që nëpërmjet besimit ta bënte jetën njerëzore më të mirë. Sipas imam Taberiut, ai bëri këtë lutje:
“رَبَّنَا لَا تَجْعَلْنَا فِتْنَةً لِلَّذِينَ كَفَرُوا وَاغْفِرْ لَنَا رَبَّنَا ۖ إِنَّكَ أَنْتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ”
“Zoti ynë, mos na bëj sprovë në duar të atyre që nuk besuan dhe falna, Zoti ynë, Ti je ngadhënjyesi, i urti.” (Kur’an: 60: 5)
Imam Taberiu në tefsirin e këtij verseti shton: Kjo lutje në thelb përmban urtësinë që dobësia jonë të mos bëhet shkak që njerëzit të thonë se, nëse ndiqet rruga e Zotit, nuk ka sukses, nuk jetohet, nuk është alternativë për një jetë më të mirë, një jetë më të lumtur.
Profeti Ibrahim kërkoi të edukojë mendjet fetarë që “dështimet” tona të mos i faturoheshin fesë, dhe gabimet e tona të mos konsideroheshin gabime të vetë fesë.
Ndërsa sot, kjo është lutja e munguar, urtësia e humbur e fetarëve, duke konsideruar të tjerët si sprovë dhe harrojnë që ndoshta ne mund të jemi sprova, ajo sprovë që, për shkak të dështimeve tona, njerëzit akuzojnë fenë.
——
Një pjesë nga predikimi i Xhumasë…✍️
Hoxhë Vladimir Kera