Ballina Lajmet Kosovë Luncek: Beogradi ta tërheq fletarrestin ndaj Haradinajt

Luncek: Beogradi ta tërheq fletarrestin ndaj Haradinajt

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka kërkuar nga Serbia që të tërheq fletarrestin ndërkombëtar të vitit 2004 të lëshuar ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Një ditë pasi u miratua Rezoluta në Kuvendin e Kosovës ku kërkohet lirimi i Haradinajt dhe pezullimi i bisedimeve me Serbinë deri në lirimin e liderit të AAK-Së, ka reaguar Lunacek.

Ajo në Twitter shkruan se Prishtina dhe Beogradi duhet të vazhdojnë procesin e dialogut, ndërsa Serbia duhet ta tërheq fletarrestin ndaj Haradinajt.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të vazhdojë procesin e dialogut. Serbia duhet të tërheqë  urdhrin e saj të vjetruar (2004!) ndërkombëtar për arrestim kundër Ramush Haradinajt!”, shkruan Lunacek në Twitter.

Exit mobile version