Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek ka përcjellur një mesazh gjatë ditëve kur edhe po zhvillohet fushata zgjedhore.
Lunacek ka bërë thirrje që të mos votohen njerëzit të cilët nuk i garantojnë qytetarët e Kosovës se do t’i plotësojnë dy kushtet për liberalizimin e vizave: Demarkacionin dhe luftimin e krimit të organizuar, shkruan Indeksonline.
Ndër të tjerash në konferencën e nesërme do të flasin, raportuesja për Kosovën, në PE, Ulrike Lunacek, i pari i PDK-së Kadri Veseli, ministri në largim Arsim Bajrami si dhe ministrja në largim, Mimoza Ahmetaj dhe përfaqësues të tjerë të vendit.
Në këtë konferencë gjithashtu o të bëhet votimi për dy draft rezolutat për: Luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.
Njoftimi i plotë:
Instituti Cilesore per Hulumtime Analiza dhe Trajnime (iCHAT) ne bashkepunim me “BETA e.V” neser nga ora 10:00, eshte ceremonia kryesore e Konferencës 6 ditore “Model European Union Kosova 2017” e cila mbahet ne Parlamentin e Republikes se Kosoves me date 6 Qershor 2017!
Ulrike Lunachek ka bere thirrje qe te mos votohen njerezit te cilet nuk i garantojne qytetaret e Repubklikes se Kosoves se do ti plotesojne dy kushtet per liberalizim te vizave: Demarkacionin dhe luftimin e krimit te organizuar!
Me fjale rasti do te na nderojne:
1. H.E Ulrike Lunachek – Raportuese per Kosoven ne Parlamentin Evropian
2. Kadri Veseli – Kryetar i Kuvendit
3. Arsim Bajrami – Minister i Arsimit, Shkences dhe Teknologjise
4. Mimoza Ahmetaj – Ministre e Integrimit Evropian
5. Osman Shahini – Sekretar gjeneral ne Ministrine e Diaspores
6. Xhevat Bajrami – Drejtor i departamentit per rini ne MKRS
Neser perfundimisht do te behet votimi mbi dy draft rezolutat per temat e trajtuara gjate konferences:
– Luftimi i krimit te organizuar dhe Terrorizmit
– Liberalizimi i vizave per Kosoven