Ballina Video Dokumentar Lumturia e fëmijëve afrikanë që provojnë për herë të parë pambuk sheqerin

Lumturia e fëmijëve afrikanë që provojnë për herë të parë pambuk sheqerin

Your browser does not support the video tag. https://cdnuploads.aa.com.tr/uploads/VideoGallery/2019/01/19/e786343f9fc7ed75ce479c165f1a6409.mp4

Fëmijët që qëndrojnë në një jetimore në Kamerun të Afrikës, në sajë të një organizate bamirëse që transportojnë ndihma humanitare nga Turqia për herë të parë kanë përjetuar lumturinë duke shijuar pambuk sheqerin, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoqata e ndihmave humanitare “Hak” ka dërguar nga Turqia një makineri të pambuk sheqerit për të gëzuar fëmijët në jetimoren Zehra në qytetin Kusseri të Kamerunit.

Pambuk sheqerin e shpërndarë nga vullnetarët, fëmijët e kanë konsumuar me habi dhe gëzim të madh për shkak se për herë të parë e kanë provuar.Lumturia e fëmijëve afrikanë që provojnë për herë të parë pambuk sheqerin”Fillimish fëmijët u frikësuan nga pambuk sheqeri që përgatitëm dhe më pas filluan të hanë. Ne ishim shumë të prekur emocionalisht nga situata dhe po ashtu shumë të lumtur”, tha njëri prej vullnetarëve19.01.2019

Njëri prej vullnetarëve, Ensar Gümüştaş, për AA-në ka shprehur ndjenjat që ka përjetuar gjatë shpërndarjes. Ai theksoi se vendimi për të dërguar një makineri për pambuk sheqerin erdhi pasi më parë kur kanë kryer aktivitete të tjera me hapjen e puseve dhe shpërndarjen e veshjeve kanë vërejtur se fëmijët nuk e njohin pambuk sheqerin.

“Fillimish fëmijët u frikësuan nga pambuk sheqeri që përgatitëm dhe më pas filluan të hanë. Ne ishim shumë të prekur emocionalisht nga situata dhe po ashtu shumë të lumtur”, tha Gümüştaş duke bërë të ditur se makineria në oborrin e jetimores tërhoqi vëmendjen e fëmijëve.

“Për herë të parë në jetën time pata një ndjenjë të tillë. Në njërën anë përpiqesha që të mos qaja, ndërsa në anën tjetër brenda meje qëndronte një gëzim i jashtëzankonshëm. Kur kujtoj momentet e atyre fëmijëve që hanë pambuk sheqerin sërish më kaplojnë ato ndjenja. Nuk do ta harroj kurë në jetën time atë ditë”, tha Gümüştaş.

Exit mobile version