Drejtori ekzekutiv i Riinvestit dhe analisti, Lumir Abdixhiku ka zyrtarizuar aderimin e tij në LDK.
Isa Mustafa ka thënë se Abdixhiku ka mbrojtur një vijë të zhvillimit të vendit që i është përshtatur partisë që ai e drejton, LDK-së.
“Jam i lumtur që kemi gjetur një marrëveshje të tillë dhe jam i lumtur që jam në LDK. Ftoj të rinjtë dhe të rejat që t’i kthehen LDK-së”, ka thënë Abdixhiku në konferencën për media.
“Jemi para sfidës për ndarjen e kapjes së shtetit”, ka shtuar ai.