Lumezi jep detaje lidhur me ministrin e dyshuar serb për maltretim të shqiptarëve

Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, ka thënë se së shpejti do të merret në pyetje si i dyshuar ministri i Bujqësisë nga minoriteti serb, Nenad Rikallo.

Rikallo është akuzuar nga banorët e lagjes Dardania në Prishtinë se ka maltretuar shqiptarët gjatë kohës së luftës, më 1998-99.

Ndërsa Lumezi ka thënë se prokuroria është duke mbledhur fakte nga të gjithë ata që kanë njohuri për veprimtarin e Rikallos.

“Prokuroria në bazë të informatave që i ka marrë në media e ka hap procedurën penale, por nuk ka nxjerr aktvendim.

Ne jemi duke marrë informacione, i kemi dëgjuar disa dëshmitarë, kemi marrë të dhëna nga KMDLNJ dhe do ta dëgjojmë edhe ministrin në cilësinë e të dyshuarit, dhe do të shohim a ka ndonjë provë që mbështetet në fakte”, ka thënë Lumezi./(lajmi.net)