Grafite të “Lules së Srebrenicës” u panë në disa lokacione në Beograd, në lagjet Dorçol, Vraçar dhe Savski Venav, transmeton Anadolu Agency (AA).
Grafitet u vizatuan në natën midis 12 dhe 13 nëntorit. Grafitet përmbajnë “Lulen e Srebrenicës” me ngjyrë të bardhë dhe të gjelbër dhe mbishkrimin “Të mos harrohet” me të bardhë.
Lulja e Srebrenicës është një simbol i kujtimit për viktimat e gjenocidit të korrikut 1995 në Srebrenicë. Lulja është dizenjuar nga gratë e shoqatës “Shporta e Graçanicës” nga Graçanica, dhe për herë të parë është prezantuar para publikut në korrik të vitit 2010.
Lulja ka mesazhin e saj: është e bardhë për pafajësinë, jeshile për shpresën, njëmbëdhjetë petale për 11 korrikun e vitit 1995. /aa