PËRBËRËSIT: 1 kokë lulelakër, 3 vezë, 100 g miell, 200 ml qumësht, kripë dhe vaj luledielli.
PËRGATITJA: Lulelakrën e lajmë dhe e ndajmë në copa të vogla, mundësisht të të njëjtës madhësi. I ziejmë në ujë me kripë për 10 minuta (jo më shumë pasi zbuten tepër) dhe ndërkohë pregatisim brumin për skuqjen e tyre. Rrahim vezët me qumështin, miellin dhe pak kripë derisa të na formohet një brumë i hollë. Kullojmë lulelakrën dhe e lëmë të ftohet pak. Zhysim një nga një lulet në brumë dhe i skuqim në vaj të bollshëm në zjarr mesatar. I vendosim në një letër kuzhinë për t’u thithur vajin e tepërt dhe i shërbejmë sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!