Lulelakër e pjekur me djathë

Lulelakra është një perime shumë popullore në Shqipëri.

Kjo famë vjen si arsye e përdorimeve të shumta në kuzhinë, por edhe vlerave fantastike të saj.

Tufëzat e bardha të lulelakrës janë një burim i shkëlqyer i fibrës dhe kaliumit.

Ato nuk përmbajnë yndyrë dhe sodium.

Një filxhan me lulelakër ofron 25 kalori dhe plotëson 85% të dozës ditore të vitaminës C.

Lulelakër e Pjekur me Djathë

Përbërësit

  • Gjysëm filxhani çaji me thërrime buke
  • Çerek filxhani çaji me djathë kaçkavall të grirë
  • 2 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 1 lugë çaji me lëkurën e grirë të një limoni
  • 1 lugë çaji me majdanoz të grirë hollë
  • 1 lugë gjelle me piper të kuq pluhur
  • Pak kripë
  • 3-4 filxhanë çaji me tufëza të vogla lulelakre

Udhëzimet

Mbushni një tenxhere me ujë dhe vendoseni në zjarr.

Ngroheni furrën në 180 gradë.

Tepsinë e pjekjes lyejeni lehtas me vaj ulliri.

Në një enë mesatare hidhni thërrimet e bukës, djathin, vajin, lëkurën e limonit, majdanozit, piperin pluhur dhe kripën.

Përziejini të gjithë përbërësit me duar në mënyrë që shpërndarja të jetë e njëtrajtshme.

Hidheni lulelakrën në ujin e valuar dhe lëreni të ziejë për tre minuta.

Më pas kullojeni dhe hidheni në tepsi.

Sipër saj shtoni masën e lëngshme me djathë dhe thërrime buke.

Piqini së bashku për 15 minuta ose deri sa sipërfaqja të jetë e kuqerremtë.

Çfarë përmban lulelakra?

Lulelakra është e pasur me vitaminë C, K, B-6 dhe acid folik. Ajo përmban gjithashtu kalcium, hekur, magnez, fosfor dhe një sërë vitaminash të tjera të dobishme për organizmin.

Lulelakra përmban antioksidantë që parandalojnë mutacionet e qelizave dhe ulin stresin që formohet nga radikalet e lira.

Lulelakra është e pasur në fibra dhe ujë. Për këtë arsye ajo lufton sëmundjet e lidhura me aparatin tretës.

Ajo ndihmon dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe obezitetit.

Një tjetër përbërës i lulelakrës, kolina, ndihmon në forcimin e memorjes, të muskujve, si dhe ndihmon me problemet e gjumit.