Përbërësit (2-3 persona): 12-14 lule kungulli, 2 patate mesatare, jë copë djath i bardhë (rreth 70 g), 3 lugë gjelle gjizë pa kripë, 10 gjethe borziloku ose një tufë e vogël majdanoz, 2 vezë + 1 lugë qumësht, 1 filxhan çaji galetë (bukë e thatë e thërmuar imët), pak kripë e piper i zi dhe vaj ulliri.
Përgatitja: Ziejmë patatet me gjithë lëkurë derisa të zbuten. Pastaj ju heqim lëkurën dhe i shtypim me pirun ashtu pak të nxehta. I përziejmë me djathin e thërmuar, gjizën, 1 lugë vaj ulliri, borzilokun ose majdanozin dhe piperin e zi. E provojmë masën dhe shtojmë pak kripë nëse ka nevojë. Lulet e kungullit i hapim anash dhe iu heqim pistilin (pjesa e verdhë në mes, duhet hequr sepse ka shije të hidhur). I lajmë dhe pastaj i mbushim me dorë duke marrë pak nga mbushja me patate. I mbështjellim që mbushja të mbyllet brenda lules. Pastaj një nga një i lyejmë me vezët e rrahura, dhe i kalojmë në galetë që të lyhen nga të gjitha anët. I vendosim në tepsi, hedhim pak vaj ulliri sipër secilës lule dhe i pjekim në 180 gradë me ventilim për 20-30 minuta (në varësi të furrës). Shoqërohen me birrë ose nga halli me dhallë të ftohtë.