Lukashenko për herë të shtatë në krye të Bjellorusisë: Gjysma e botës ëndërron diktaturën tonë

Alexander Lukashenko është inauguruar të martën për herën e shtatë si president i Bjellorusisë në ceremoninë e mbajtur në Minsk, raportoi AP.

Anëtarët e opozitës, shumica prej të cilëve janë të burgosur ose të internuar jashtë vendit prej Lukashenkos, kanë thënë se zgjedhjet e mbajtura në janar ishin mashtrim – pak a shumë si zgjedhjet e fundit që u mbajtën në vitin 2020. Asokohe pati protesta masive në historinë e vendit me 9 milionë banorë.

Që prej atëherë, më shumë se 65,000 persona ishin arrestuar dhe mijëra të tjerë u rrahën nga autoritetet, me shtypjen e protestave që solli reagime të ashpra si dhe sanksione nga Perëndimi.

Në fjalimin e tij inaugurues, Lukashenko e akuzoi opozitën se po punonte me financim të Perëndimit dhe po e vendoste vendin në rrezik përmes “gjunjëzimit para pronarëve të tyre për sanksione dhe bomba”.

“Ne kemi më shumë demokraci se ata që thirren mbi atë standard”, ka shtuar ai. /koha