Ballina Arritje Teknologji Luhatja e fundit e Bitcoin likuidoi 1.51 miliardë dollarë pozicione dhe preku...

Luhatja e fundit e Bitcoin likuidoi 1.51 miliardë dollarë pozicione dhe preku 540 mijë tregtues

Luhatja pati efektin e një vale goditëse ku mbarë tregun ra në mënyrë dramatike me disa kriptomonedha që patën humbje të ndjeshme.

Bitcoin u zhyt me shpejtësi mbrëmjen e kaluar pasi u soll në nivelin e 97,700 dollarë për disa orë. Menjëherë çmimi ra në 94,249 dollarë ndërsa Bitcoin e pati të vështirë të rikuperonte zonën e 97 mijë dollarëve mbrëmjen e së Hënës.

Luhatja pati efektin e një vale goditëse ku mbarë tregun ra në mënyrë dramatike me disa kriptomonedha që patën humbje të ndjeshme.

Ndërsa BTC pati një rinie prej 3.5 përqind, Ether ra me 7 përqind ndërsa XRP me 11 përqind. Solana humbi 6.5 përqind, BNB 7.48 përqind dhe Dogecoin ra me 8.92 përqind.

Tokenët si PNUT apo DYDX humbën 22 dhe 21 përqind respektivisht ndërsa GALA, një prej kriptomonedhave më popullore në sektorin gaming humbi 20 përqind.

Ky kaos përfundoi me 1.51 miliardë dollarë pozicione long dhe short të likuiduara. Mes tyre, 1.38 miliardë dollarë pozicione ishin long. Mbi 514,384 tregtues u prekën nga kjo valë ndërsa altcoin-et morën goditjen më të madhe.

Turbulenca e fundit edhe njëherë tjetër vë theksin tek brishtësia e vlerës së kriptomonedhave alternative njohur si altcoin. Tregtuesit u kujtuan se luhatja e aseteve dixhitale mbetet një sfide më vete.

Exit mobile version