Në përgjithësi, kurat natyrale kundër gripit dhe të ftohurës kanë limonin dhe xhenxhefilin si përbërës kryesorë.
Megjithatë, këto dy probleme mund të trajtohen edhe me përbërës të tjerë të cilët janë shumë efikasë kundër infeksioneve të ndryshme.
I tillë është rasti i erëzave dhe barishteve ku bën pjesë edhe rigoni.
Përfitimet e çajit të Rigonit dhe vaji esencial
Rigoni është shumë i pasur në antioksidantë dhe elementë kundër baktereve.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ai përmban fibër, hekur, mangan, vitamin e, hekur, kalçium, acide yndyrore omega-3 dhe mangan të cilët forcojnë imunitetin.
Kjo bimë përdoret kundër azmës, bronshitit, urthit, fryrjeve, dhimbjeve të kokës, lodhjes, dhimbjeve muskulare, të dhëmbëve dhe mishrave të tyre.
Studimet kanë zbuluar se kjo bimë ka 42 herë më shumë antioksidantë se mollët.
Rigoni është ndër erëzat më të përdorura dhe më të përhapura në Shqipëri.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, antioksidantët në çajin e rigonit ulin kolesterolin dhe luftojnë tumorin e zorrës së trashë.
Çaji i rigonit kundër infeksioneve, dhe problemeve me fytin
Përbërësit:
- 4 deri në 6 lugë çaji me rigon të freskët ose të thatë
- 2 gota e gjysmë me ujë.
- 1 lugë gjelle me mjaltë.