Luftës në Gaza i është dhënë karakter fetar duke u thënë se po realizohet premtimi i Zotit…

Prof. Mustafë Bajrami

Vetëm mbrëmë, në natën e dytë të kijametit në Gazza, ushtria izraelite ka vrarë afër 1 mijë palestinez dhe ka lënë 3 mijë të plagosur. Tani më është hjekë çdo dyshim sy vrasja e palestinezëve është projekt ndërkombëtar në të cilin Izraeli është mjeti kryesor. Janë mbi 10 mijë të vrarë deri më tani, prej tyre afër 2 mijë kanë mbetur të djegur e të shkrumbuar nën gërmadha. Numri i të plagosurve ka arritur mbi 20 mijë. Shumica e tyre presin vdekjen ashtu siç janë sepse as s’ka kush i operon e as ka ku e me çka të operohen. Luftës i është dhënë karakter fetar duke u thënë se po realizohet premtimi i Zotit. Këto masakra e ky gjenocid mbi palestinezët, nuk është bërë as në Afganistan, as në Irak, as në Libi e as në Siri. Anipse edhe në ato vende kanë vrarë me miliona muslimanë. Sa lajm i dhimbshëm kur dëgjuam dje se për shkak të numrit kaq të madh të vrasjes dhe plagosjes së fëmijëve, Ministria e Arsimit në Gaza e ka shpallur këtë vit shkollor të përfunduar. Fëmijët nuk do të shkojnë në shkollë deri në shtatorin e vitit të ardhshëm. Natyrisht, nëse do të mbesin gjallë! Me izën e Allahut, sonte do ta bëjë një video në lidhje me Hamasin dhe mbulimin mediatik tek ne shqiptarët. Për të parë ju se sa shtrembët mediat shqiptare raportojnë dhe flasin në lidhje me atë që po ndodhë me popullin palestinez.
Tmerr, katastrofë, vrasje masive e tragjedi të papara po kryhen mbi popullin palestinez…!

Nga: Mustafë Bajrami