Luftërat, uritë, epidemitë dhe McDonalds’i

Mr.sci. Saad Riza Gashi

Historikisht, shkaqet kryesore të vdekjes kanë qenë: uria, epidemitë dhe luftërat. Ndërsa sot, për herë të parë në historinë njerëzore, për çudi, më shumë njerëz vdesin nga ushqimi dhe ngrënia e tepërt se sa nga mungesa e ushqimit. Ka shumë mundësi që, në të ardhmen shkalla e vdekjes të jetë më e lartë nga ngrënia e tepërt ne McDonalds, se sa nga ndonjë thatësi, epidemi dhe luftë.
Sipas te dhënave, në vitin 2014, ne Bote, mbi 2 miliard e 100 milion njerëz, kanë vuajtur nga obeziteti, krahasuar me 850 milion njerëz që kanë vuajtur nga kequshqyerja. Nëse kështu vazhdon ky trend, parashihet që në vitin 2030, gjysma e botës do të vuajnë nga obeziteti.
Nga uria në vitin 2010 kanë vdekur rreth 1 milion njerëz, ndërsa nga obeziteti 3 milion njerëz!
Sot në botë, pothuajse nuk ekziston uri e shkaktuar natyrore. Ekzistojnë vetëm uri të shkaktuara politike, si në: Palestine, Siri, Sudan, Somali, ku mjerisht shohim çdo ditë njerëz duke vdekur nga uria !

Mr.sci. Saad Riza Gashi