Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 25-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
Gara për titull po bëhet çdo ditë e më interesant, ku tre skuadra janë në garë të ngushtë.
Skuadra e Dritës ka shfrytëzuar gabimin e Ballkanit dhe Llapit, duke mposhtur sot Feronikelin ’74, me rezultat 1-0, dhe ka hy fuqishëm në garë për titullin e Kampionit.
Sot është zhvilluar edhe ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit, ku skuadra nga kryeqyteti fitoi bindshëm, me rezultat 5-0.
Pas këtyre ndeshjeve, Ballkani kryeson tabelën e Superligës me 51 pikë, një më shumë se skuadra e Llapit.
Në vendin e tretë renditet Drita me 49 pikë ndërsa në vendin e katërt ndodhet skuadra Malishevës me 44 pikë.
Në tre pozitat e fundit renditen Gjilani me 25 pikë, Fushë Kosova me 19 pikë, ndërsa Liria është e fundit me 10 pikë.