Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bombat fuçi vrasin edhe 11 fëmijë në Siri

Bombat fuçi vrasin edhe 11 fëmijë në Siri

Njëmbëshjetë fëmijë janë vrarë në periferi të qytetit të Aleppos në Siri nga sulmi me bomba fuçi, shkruan Tgcom 24.

Lajmi është bërëi i ditur nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Pajisjet me të cilët janë vrarë këta fëmijë janë fuçi të cilat janë të mbushura me gozhda  dhe hekur, duke pasur një efekt shkatërrues.

Bombardimi ndodhi në Bab al-Nayrab, ndërsa në perëndim të qytetit që është nën kontroll nga qeveria, rebelët vranë tetë civilë, duke përfshirë edhe dy fëmijë.

Pak ditë më parë, 5-vjeçari Omran Daqneesh i cili mbeti i plagosur nga sulmet në Aleppo u bë imazhi i luftës në Siri.

/Oranews.tv/

Exit mobile version