Njëmbëshjetë fëmijë janë vrarë në periferi të qytetit të Aleppos në Siri nga sulmi me bomba fuçi, shkruan Tgcom 24.
Lajmi është bërëi i ditur nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Pajisjet me të cilët janë vrarë këta fëmijë janë fuçi të cilat janë të mbushura me gozhda dhe hekur, duke pasur një efekt shkatërrues.
Bombardimi ndodhi në Bab al-Nayrab, ndërsa në perëndim të qytetit që është nën kontroll nga qeveria, rebelët vranë tetë civilë, duke përfshirë edhe dy fëmijë.
Pak ditë më parë, 5-vjeçari Omran Daqneesh i cili mbeti i plagosur nga sulmet në Aleppo u bë imazhi i luftës në Siri.
/Oranews.tv/