Lufta në Gaza, forcat izraelite rrahin dhe arrestojnë gazetarin e “Al Jazeera”

Isamil al-Ghoul

Transmetuesi i “Al Jazeera” me bazë në Katar tha se forcat izraelite kishin rrahur dhe arrestuar gazetarin e tyre, Isamil al-Ghoul gjatë një bastisje këtë të hënë në një nga spitalet e Gazës.

“Ushtria pushtuese rrahu ashpër korrespondentin e Al Jazeera, Ismail Al-Ghoul përpara se ta arrestonte nga brenda kompleksit mjekësor Al-Shifa në Gaza,” tha Al Jazeera në një postim në platformën X. Po ashtu dyshohet se përveç gazetarit janë arrestuar edhe 5 persona të tjerë, kameraman dhe operator.

Kujtojmë se dy gazetarë të Al Jazeera janë vrarë gjatë luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza, ndërsa shefi i zyrës Wael al-Dahdouh u plagos. /abcnews