Hakerat e Pentagonit ia kanë dalë të hyjnë në sistemet e komandës së Kremlinit, duke i bërë të arritshëm dhe të ekspozuar ndaj sulmeve të mundshme të hakerave, nëse kjo do të konsiderohej e nevojshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rast se do të ekzistonte një kërcënim ditën e zgjedhjeve presidenciale amerikane, të martën e ardhshme.
Lajmi konfirmohet nga bërja publike e disa dokumenteve sekrete të shërbimit amerikan të inteligjencës, të cilat janë në duart e rrjetit televiziv NBC. Ndërhyrje ka pasur dhe në rrjetin elektrik dhe në atë të telekomunikacionit të Rusisë.
Nga letrat del në dritë se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërhyrë në struktura dhe infrastruktura kritike të Rusisë, ashtu si kjo e fundit, të paktën sipas mediave amerikane, ka bërë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ekspertët shpjegojnë se si po përgatitet beteja kibernetike, e cila mund të ketë pasoja dhe në ndërprerjen e internetit. Administrate Obama po merr në konsideratë një sulm kibernetik nga Guccifer 2.0 – të konsideruar si pjesë e shërbimit rus të inteligjencës – si një akt të vërtetë lufte ndaj të cilit duhet reaguar.
Moska ka replikuar me anë të zëdhënësit të Kremlinit Dimitri Peskov, duke thënë se ka marrë masat për të siguruar sistemin e saj informativ dhe është në gjendje të përballet me çdo kërcënim të mundshëm kundër saj nga vende të tjera.