Në ishullin italian, Sicili është regjistruar temperatura 48.8 gradë Celsius, më e larta e shënuar në historinë e kontinentit europian.
Autoritetet rajonale raportuan këtë të dhënë, e cila duhet të verifikohet nga Organizata Botërore Meteorologjike.
Sipas WMO, rekordi aktual zyrtar në Evropë është 48 gradë Celsius, i regjistruar në Athinë, Greqi, në 1977.
Vala e fundit e nxehtësisë në Itali po shkaktohet nga një anticiklon me nofkën ‘Luçifer’ që lëviz nga Afrika.
‘Luçifer’ parashikohet të drejtohet në veri të Italisë, duke rritur më tej temperaturat në qytetet përfshirë kryeqytetin, Romën.
Ministria Italiane e Shëndetësisë ka dhënë paralajmërime “të kuqe” për nxehtësinë ekstreme në disa rajone dhe numri i qyteteve që përballen me rrezikun më të lartë pritet që gjatë të premtes të rritet nga tetë në 15.
Vala e të nxehtit mesdhetar ka ndikuar edhe në përhapjen e zjarreve në Italinë jugore. Sicilia, Kalabria dhe Pulia janë rajonet më të goditura.
Zjarret vijojnë të djegin edhe shumë rajone të Greqisë.
Forcat e huaja po ndihmojnë nga toka dhe ajri në luftimin e flakëve në atë që kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ka përshkruar si një verë makthi. Mijëra hektarë tokë janë djegur e qindra qytetarë janë evakuuar nga banesat, kryesisht në ishullin e Evias, Atikë dhe Peloponez.
Shumë shtete evropiane, përfshirë edhe vendi ynë këtë verë janë duke përjetuar temperatura të larta, të cilat përkeqësojnë edhe situatën e zjarreve. /euronews