Luanët” e Kosovës trajnohen, FSK-ja kësaj here prezente në Butovc dhe Zllatar

Sot, nesër e pasnesër, FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës.

Gjatë kësaj periudhe, do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake.

Sipas njoftimit, ky është një trajnim i planifikuar dhe nuk ka arsye për shqetësim.

“Luanët” e Kosovës, demonstruan disa aksione edhe të martën, në Babaj të Bokës së Gjakovës. Aty u bashkuan mbi 1 mijë ushtarë.

E gjithë kjo në kuadër të ushtrimit fushor me titull “Ujku i Çeliktë”, ku pjesë mori edhe presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.