Stadiumi “Loro Boriçi” është gati për t’i hapur dyert për ndeshjen Kosovë-Kroaci.
Një delegacion i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe i Federatës së Kroacisë, kanë vizituar stadiumin në Shkodër.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, përcjellë “Lajmi.net”.
Ai dje u takua edhe me ambasadoren kroate në Republikën e Kosovës, Marija Kapitanovic, e cila do të jetë e pranishme në ndeshjen e 6 tetorit.