Loriana Kuka i jep fund karrierës së suksesshme

Loriana Kuka, xhudistja e Kosovës, mes lotësh deklaroi se është duke i dhënë fund karrierës së saj.

Në një video e shpërndarë në “Facebook”, nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Kuka deklaroi fundin e karrierës së saj në xhudo, shkruan lajmi.net.

“E kam nisur ditën shumë mirë, kam qenë shumë e fokusuar, jam shumë e lumtur që kam arritur luftën e parë ta fitoj. Në luftën e dytë, edhe aty kam qenë shumë e koncentruar, kam qenë në vetëdije se çfarë të bëj, por fati nuk deshi që të shkoj deri në çerekfinale”- tha ajo.

Kuka mes emocionesh tha se është krenare për punën e saj që ka bërë deri më sot.

“Po kam garuar me shumë lëndime, edhe për atë jam krenare, që kam arritur të bëj atë deri më sot, duke garuar me lëndime dhe nuk duke mos u ndalur kurrë”.

Mes lotësh Kuka deklaroi se i ka dhënë fund karrierës së saj në xhudo.

“Po, kjo ka qenë gara e fundit për mua, por jam krenarë për atë që kam arritur” – tha mes lotësh e emocioneve Loriana Kuka.