Ballina Sport Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Tashkent Grand Prix

Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Tashkent Grand Prix

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka, ka fituar medaljen e artë në Grand Prix e Tashkent (Uzbekistan).

Kuka është shpallur fituese e garës në kategorinë deri 78 kilogramë duke triumfuar në finale ndaj austriakes Bernadette Graf, shkruan lajmi.net.Këtë turne, Loriana e nisi me fitoren ndaj xhudistes Zarina Raifova të Kazakistanit.

Në duelin e dytë, kosovarja arriti që me sukses ta kalojë pengesën e quajtur Patricia Sampaio (Portugali).Për të siguruar finalen, Kuka në gjysmëfinale kaloi “mbi” gjermanen Luise Malzahn.As Bernadette Graff nga Austria nuk ia doli ta ndal luftëtaren nga Kosova.

Loriana Kuka arriti që me sukses ta mposht edhe Graff, me IPPON, për të fituar kështu medaljen e artë.

Se Kosova nuk ka të ndalur në xhudo, tregon fakti që dy ditë më parë nga Grand Prixi në Uzbekistan medalje të arta kanë marrë edhe Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, ndërsa Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë.

Exit mobile version