Loriana Kuka eleminohet qysh në raundin e parë

Ëndrra e Loriana Kukës për medaljen e artë, ka përfunduar qysh në garën e saj të parë.

Kuka po garonte në Grand Prix-in e Holandës, në Hagë, në kategorinë -78kg.Ajo në garën e parë u përball me xhudisten nga Holanda, Ilona Lucassen, nga e cila u mposht (0:1), shkruan lajmi.net.

Ndoshta shkak për këtë humbje është edhe lodhja e Lorianës e cila vetëm në muajt e fundit u paraqit në tri gara.

Kujtojmë se më parë Loriana ka fituar medaljen e artë në kampionatin evropian U-23.Në Grand Prixin e Hagës, Kosova ka fituar dy medalje, një të argjendtë (Akil Gjakova) dhe një të bronztë (Distria Krasniqi).