Loriana kalon në gjysmëfinale, është në rrugë të mirë për medaljen e artë

Loriana Kuka ka vazhduar me sukses edhe në garën e dytë të zhvilluar në Grand Prix Marrakech.

Në çerekfinale, xhudistja nga Kosova ja doli që me sukses ta mposhtë xhudisten austriake, Bernadette Graf, shkruan lajmi.net.Pas këtij triumfi, Loriana Kuka kalon në gjysmëfinale, ku do të përballet me gjermanen Luise Malzahn.

Në gjysmë finale janë edhe Wagner nga Gjermania dhe Sampaio nga Portugalia.