Një lopë deti endacake, e quajtur Wally është shfaqur më në fund në Islandë pas më shumë se 3 javësh. Krijesa 800-kilogramëshe ishte pikasur më parë në Irlandë, Francë, Spanjë dhe Angli, por më pas njerëzit nisën të shqetësoheshin pasi nuk kishte asnjë gjurmë dhe kishin filluar të humbnin shpresat për ta parë sërish.
Por një grup irlandez i Seal Rescue e pikasi në Islandë pas 22 ditësh. Ata e identifikuan nga shenjat në të dyja pendët e tij të notimit.
Wally është katër vjeç dhe në fillim u shfaq në Irlandë, në Mars duke vazhduar nëpër brigjet e Europës perëndimore. Mendohet se ka përshkuar së paku 4000 kilometra përpara se të shfaqej sërish në Islandë.
Në një nga ndalesat e tij, në Scilly u ndërtua një ndenjëse e posaçme për të pasi kishte shkaktuar dëme materiale duke u ngjitur nëpër varka. Sipas Seal Rescue, Wally i është drejtuar shtëpisë së saj në Arktik./tvklan