BallinaArgëtimLondra tregon “bereqetin e pranverës”, zbukuron edhe autobusët (FOTO)
Londra tregon “bereqetin e pranverës”, zbukuron edhe autobusët (FOTO)
Pasagjerët që hipën sot në autobus për në Londër sot u mirëpritën me një pamje mahnitëse lulesh.
Lulet nga llojet e ndryshme si lulebora, trëndafila dhe livando të freskëta ishin të varura në tavanin e autobusit, çka bëni që pasagjerët detyrimisht të disponoheshin me këtë “bereqet të pranverës”.
Më shumë se 3.000 lule u vendosën në autobusin 23 metra të gjatë.
Linja e autobusëve Heathrow Express porositi lulet për të shënuar festivalin “Chelsea Flower Show”, i cili shënohet edhe nga familja mbretërore, dhe nis me 21 maj.
“Chelsea Flower Show” është festivali më i madh i kopshtarisë në vend. /tesheshi.com/