Londra ndez “dritat e Ramazanit”

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ndezi dritat e Ramazanit në Londër, në qendër të qytetit në Piccadilly Circus.

Khan ka thënë se gjëja më e mirë për dritat e Ramazanit është se u jep myslimanëve britanikë një ndjenjë përkatësie.

“Kjo dërgon mesazhin ‘ne jo vetëm që tolerojmë, por respektohemi dhe festojmë. Gjithashtu, jo vetëm myslimanët, por edhe jomyslimanët i gëzojnë këto drita. Njerëzit vijnë këtu dhe blejnë dhe kështu biznesi këtu gjithashtu përfiton shumë në këtë kohë”, ka thënë ai.

Sipas Khanit, diversiteti është forcë, jo dobësi.

Dita e parë e agjërimit për muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit do të jetë e hëna, më 11 mars. Myslimanët në mbarë botën agjërojnë nga agimi deri në muzg gjatë Ramazanit.