Londra zyrtare i ka borxh Bashkimit Evropian dy miliardë euro, pasi që “ka mbyllur sytë” para mashtrimit të madh të importuesit kinez, njoftoi të mërkurën Zyra e Komisionit Evropian për luftë kundër mashtrimeve dhe parregullsive (OLAF).
“I propozojmë Komisionit Evropian që të kthejë paratë nga Mbretëria e Bashkuar”, thuhet në postën elektronike të OLAF për agjencinë France press.