Një arkitekt 28-vjeçar, Pawel Uczciwek, ka tentuar t’i heqë mbulesën një pasagjereje në metronë e Londrës. Gruaja myslimane e identifikuar si Anisa Abulkadir, ka publikuar një foto të agresorit në profilin e saj në “Twitter” dhe ka treguar se është sulmuar në stacionin e “Baker Street”.
“Thuajse më përplasi pas murit, – ka shpjeguar Abdulkadir, – nuk mund të lëvizja, unë e pështyva në fytyrë, ndërsa e dashura e tij më fyente. U përpoqa të kërkoja ndihmë, por të gjithë më injoruan”.
Postimi është bërë viral në internet. I riu ka mohuar ngjarjen dhe është mbrojtur, duke thënë se po mbronte vetëm të dashurën e tij dhe se kishte ndërhyrë në një diskutim mes dy të rejave për t’i ndarë.
Një zëdhënës i policisë, ka bërë të ditur se po hetojnë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur realisht. /MESAZHI/