Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër ku një shqiptar ka dhunuar brutalisht shqiptaren Blerta Sulaj.
Nga ekspertiza ligjore mësohet se Blerta kishte pësuar lëndime të rëndë, thyerje të kafkës, thyerje të shtyllës kurrizore, dhe lëndime të rënda në duar dhe qëndroi 4 javë në spital.
Sipas prokurorisë Fatmir Stefasani e ka dhunuar pasi insistonte që Blerta Sulaj të martohej me të.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur më më 20 mars 2017 në lagjen Fulham.
“Ajo tha se besonte qe shqiptari ishte i fiksuar me të, i magjepsur dhe se e kishte kërcënuar më parë që nëse ajo nuk do të bëhej gruaja e tij, do ta pësonte”,- tha prokurorja Michelle Fawcett.
Para se t’a godiste me levë 49-vjeçari i kishte thënë se ajo ishte dita e fundit e saj duke e dhunuar pa mëshirë deri sa ka humbur ndjenjat. /albeu.com