Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Londër, mbahet “Panairi i luftës kundër terrorizmit”

Londër, mbahet “Panairi i luftës kundër terrorizmit”

Në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër u mbajt “Panairi i luftës kundër terrorizmit (CTX)” në të cilën morën pjesë ekspertë dhe kompani për luftën kundër terrorizmit nga e gjithë bota, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të aktivitetit të zhvilluar në Qendrën e Panaireve ExCeL, pjesëmarrësit morën informacione lidhur me strategjitë aktuale në luftën kundër terrorizmit, produktet më të fundit teknologjike dhe risitë në mjekësinë ligjore.

Në panair, u prezantuan armë robotike që përdoren nga ekipet për asgjësimin e bombave dhe kamera të ndjeshme të cilat mund të masin distancën nga një pikë reference për të ndalur terroristët e mundshëm.

Në panairin ku marrin pjesë shumë ekspertë dhe kompani ndërkombëtare për luftën kundër terrorizmit, do të mbahen konferenca, seminare, prezantime dhe punime të ndryshme.

Një numër i madh profesionistësh nga sektorë të ndryshëm si punonjës policie, nga infrastruktura dhe industria janë mbledhur në panairin i cili synon zhvillimin e ideve dhe strategjive të reja për luftën kundër kërcënimeve më të fundit me të cilat përballet Britania dhe partnerët e saj.

Panairi do të vazhdojë për dy ditë dhe do të përfundojë nesër. /aa

Exit mobile version