Në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër u mbajt “Panairi i luftës kundër terrorizmit (CTX)” në të cilën morën pjesë ekspertë dhe kompani për luftën kundër terrorizmit nga e gjithë bota, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të aktivitetit të zhvilluar në Qendrën e Panaireve ExCeL, pjesëmarrësit morën informacione lidhur me strategjitë aktuale në luftën kundër terrorizmit, produktet më të fundit teknologjike dhe risitë në mjekësinë ligjore.
Në panair, u prezantuan armë robotike që përdoren nga ekipet për asgjësimin e bombave dhe kamera të ndjeshme të cilat mund të masin distancën nga një pikë reference për të ndalur terroristët e mundshëm.
Në panairin ku marrin pjesë shumë ekspertë dhe kompani ndërkombëtare për luftën kundër terrorizmit, do të mbahen konferenca, seminare, prezantime dhe punime të ndryshme.
Një numër i madh profesionistësh nga sektorë të ndryshëm si punonjës policie, nga infrastruktura dhe industria janë mbledhur në panairin i cili synon zhvillimin e ideve dhe strategjive të reja për luftën kundër kërcënimeve më të fundit me të cilat përballet Britania dhe partnerët e saj.
Panairi do të vazhdojë për dy ditë dhe do të përfundojë nesër. /aa